Më 4 shtator përfundon afati për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit

Më 4 shtator përfundon afati për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit

02/09/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, më 4 shtator është afati i fundit për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit për edicionin garues 2025/26.

Ky proces zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Licencim dhe Garim, dhe përfshin pesë kritere themelore që klubet duhet të përmbushin:

Sportiv

Financiar

Ligjor, Etik dhe Disiplinor

Administrativ dhe i Personelit

Infrastrukturor

Për secilën kategori licence (A, B, C apo D), janë të përcaktuara kërkesa të veçanta që klubet duhet t’i dokumentojnë.

RISITË PËR EDICIONIN 2025/26:

10% e buxhetit për gjeneratat e reja

Të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve janë të obliguara të ndajnë minimum 10% të buxhetit vjetor për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të dorëzojnë një program vjetor të trajnimit për grupmoshat U10–U18, sipas udhëzimeve të FBK-së.

Zbatimi i Politikave të Mbrojtjes

Klubet duhet të caktojnë një person përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të marrin pjesë në trajnimet përkatëse në këtë fushë, në përputhje me politikat e miratuara nga FBK.

Klubet gjithashtu obligohen të respektojnë Politikat e Mbrojtjes të miratuara nga FBK, duke përfshirë emërimin e një personi përgjegjës për këtë fushë dhe pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 4 Shtator 2025.

Dokumentet duhet të dorëzohen në format fizik në zyrat e FBK-së.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters