Luftë e fortë, por fitore për Ukrainën

Luftë e fortë, por fitore për Ukrainën

12/08/2025

 

 Kosova zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj Ukrainës, por në fund u mposht me rezultat 77:55 (16:18, 19:13, 25:10, 17:14) në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

 Pjesa e parë ishte e balancuar, me Kosovën që fitoi çerekun e parë 16:18, ndërsa i dyti përfundoi 19:13 në favor të Ukrainës.

 Në çerekun e tretë, Dardanët patën rënie në lojë, duke e humbur 25:10, gjë që ndikoi dukshëm në rezultatin final.

 Në dhjetëminutëshin e fundit, Ukraina mbajti epërsinë, duke e mbyllur periudhën 17:14 dhe siguruar fitoren.

 Ndeshja e radhës do të zhvillohet nesër (e martë) në ora 11:00 ndaj Islandës.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters