Dardanët pësojnë nga danezët

Dardanët pësojnë nga danezët

09/08/2025

Kosova pësoi nga Danimarka me rezultat 62:87 (23:23, 20:14, 8:20, 11:30), në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Çereku i parë ishte kryesisht i niveluar me danezët që kishin epërsi të lehtë, por Dardanët e rinj nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe kjo pjesë përfundoi 23:23. Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 20:14, për të shkuar në pushim me rezultat 43:37.

Megjithatë, perioda e tretë ishte fatale, ku Danimarka e fitoi 8:20, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 51:57. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndryshim të madh dhe Danimarka fitoi 62:87.

Te Kosova u dalluan Egzon Fazliu me 20 pikë e shtatë kërcime dhe Almir Dullovi me 16 pikë.

Dy takimet e fundit në grupe për Kosovën do të jenë ndaj Ukrainës dhe Islandës, të hënën, përkatësisht të martën.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners