Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) rikujton të gjitha klubet e interesuara se afati për aplikim në Ligën Zhvillimore për Vajzat U21 – Sezoni 2025/2026 është i hapur deri më 8 gusht 2025.
Kjo ligë është një iniciativë strategjike e FBK-së me karakter zhvillimor, që ka për synim identifikimin, përgatitjen dhe promovimin e talenteve të reja në basketbollin e femrave në Kosovë. Ajo do të zëvendësojë Ligën e Parë të Femrave dhe do të krijojë një platformë të qëndrueshme ku lojtaret e reja do të kenë mundësi të luajnë në një ambient konkurrues e edukativ, me përfshirje të kontrolluar të lojtareve me përvojë për të ndihmuar në zhvillimin e tyre.
Kush mund të aplikojë?
Të gjitha klubet që punojnë me të rinj dhe janë të përkushtuara në zhvillimin e basketbollit të femrave.
Si të aplikoni?
Aplikimet pranohen:
Përmes emailit në: office@basketbolli.com
Ose fizikisht në zyrat e FBK-së.
Afati i fundit për aplikim: 8 gusht 2025
FBK inkurajon të gjitha klubet të bëhen pjesë e kësaj nisme të rëndësishme që synon ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë për basketbollin e femrave në Kosovë.
Mos e humbni këtë mundësi për të kontribuar në zhvillimin e gjeneratës së re të lojtareve.