Për pjesëmarrje në Ligën Zhvillimore për Vajzat U21 – Sezoni 2025/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bazë të vendimit të Bordit të FBK-së, njofton klubet e interesuara për pjesëmarrje në Ligën Zhvillimore për Vajzat U21, që do të zëvendësojë Ligën e Parë të Femrave, të dorëzojnë aplikimet e tyre në periudhën nga 17 korrik deri më 8 gusht 2025.
Qëllimi i Ligës
Kjo ligë ka karakter zhvillimor dhe synon fuqizimin e talenteve të reja të basketbollit të femrave në Kosovë, duke ofruar hapësirë për lojtaret U21 dhe mundësi për përfshirje të kontrolluar të lojtareve me përvojë.
Kriteret për pjesëmarrje në Ligën Zhvillimore për Vajzat U21:
- Kritere sportive:
- Ekipi duhet të përbëhet kryesisht nga lojtare nën moshën 21 vjeç (të lindura më 1 janar 2004 ose më vonë).
- Lejohen maksimumi dy lojtare mbi moshën 21 vjeç në përbërje aktive.
- Lejohen deri në dy lojtare me licencë të dyfishtë (që janë të regjistruara edhe në një ekip tjetër në një ligë të lartë).
- Kritere administrative dhe organizative (obligative):
- Klubi duhet të jetë i licencuar dhe i regjistruar në FBK për sezonin 2025/2026.
- Të ketë së paku një trajner të licencuar nga FBK ose FIBA.
- Të ketë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe financiar për operim, përfshirë:
- Certifikatën e regjistrimit si klub sportiv;
- Numrin fiskal dhe llogarinë bankare të klubit;
- Planin organizativ të ekipit;
- Angazhimin për të respektuar rregulloret e FBK-së.
- Të sigurojë qasje në sallë sportive për zhvillimin e ndeshjeve në kushte të pranueshme.
Afati për aplikim:
- Aplikimet mund të dorëzohen nga data 17 korrik deri më 8 gusht 2025 në mënyrë elektronike në emailin zyrtar: office@basketbolli.com, apo fizikisht në zyrat e FBK-së.
Kontakt për informata shtesë:
FBK inkurajon të gjitha klubet që punojnë me të rinj dhe janë të përkushtuara në zhvillimin e basketbollit të femrave që të aplikojnë dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe zhvillues për lojtaret e reja në Kosovë.