Lituanezet fitojnë ndaj Dardaneve të reja

Lituanezet fitojnë ndaj Dardaneve të reja

06/07/2025

 

 Kosova ka pësuar nga Lituania me rezultat 87:38 (23:2, 22:17, 18:5, 24:14 ), në FIBA U18 Women’s, EuroBasket, Divizioni B.

 Pjesa e parë ishte vendimtare, ku Lituania ishte më e mirë, duke përfunduar çerekun e parë me 23-2, ndërsa në çerekun e dytë, Kosova pati reagim më të mirë, por sërish vendaset ruajtën epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat 45:19.

 Në pjesën e dytë, vajzat e Kosovës nuk arritën të rikthehen në lojë, përkundër përpjekjeve. Lituania shënoi 18 dhe 24 pikë në dy çerekët e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultat 87:38 për Lituaninë.

Te Kosova u dallua Malvina Haziri me 17 pikë.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners