Federata e Basketbollit e Kosovës njofton me krenari që Artina Hasani dhe Rrezarta Kqiku do të punojnë në Kampionatin Evropian të basketbollit për meshkuj.
Artina Hasani është Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, ndërsa Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive në FBK.
Artina dhe Rrezarta do të punojnë në Qipro, që është një nga katër organizatorët e Evropianit.
Ato do të punojnë nga 22 gushti deri më 5 shtator, duke ndihmuar Komitetin Organizativ Lokalë në përgatitjet për Evropian.
Puna e tyre në këtë Evropian është mundësuar falë bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Qipros, por edhe FIBA-s.
Shtëpia e madhe e basketbollit i ka besuar FBK-së organizimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare, derisa tani rrit besimin, duke i besuar stafit të FBK-së në organizimin e Evropianit, që është njëra nga ngjarjet më të mëdha të basketbollit.
EuroBasket 2025 do të mbahet nga 27 gushti deri më 14 shtator. Ky Evropian mbahet në Qipro, Finlandë, Poloni dhe Letoni.
Në Qipro, përkatësisht në Limasol, do të zhvillohet Grupi C, ku garojnë: Qipro, Italia, Gjeorgjia, Spanja, Greqia dhe Bosnje e Hercegovina.