30/06/2025 FBK

Artina Hasani dhe Fisnik Juniku përfundojnë modulin e radhës të FIBA Time-Out 3.0

Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK 🏀, Artina Hasani dhe Fisnik Juniku, kanë përfunduar sesionin e radhës të FIBA Time-Out 3.0, që u mbajt në Athinë të Greqisë nga 23 deri më 26 qershor 📅.

Në Athinë të Greqisë kanë ligjëruar ekspertë nga FIBA, si Geoff Wilson, Delegatja Teknike e FIBA-s, Patricia Gulak-Lipka, Monika Puchner, Alistair Bowden, Isabella Dell Fiori, Povilas Baranauskas dhe Mark Bogaert. 

Hasani dhe Juniku përfaqësuan Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë sesion.

TIME-OUT është një program që ofrohet nga FIBA në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar. Ky program synon të ofrojë kualifikime akademike për ish-lojtarët elitarë dhe përqendrohet në karrierën e dyfishtë të lojtarëve të basketbollit.

Ky program është unik, duke u fokusuar në specifikat e basketbollit gjatë gjithë procesit akademik, përfshirë dhjetë module të fokusuara në parimet bazë të drejtimit të një organizate basketbolli. Ligjëratat, seminarët dhe punëtoritë do të mbahen në ngjarje sportive, në mjedisin akademik ose në zyrat e FIBA-s.

Modulet e TIME-OUT 3.0 përfshijnë:

Struktura e basketbollit në nivel global

Qeverisja e Mirë dhe Integriteti në Sport

Administrimi dhe çështjet operacionale

Planifikim strategjik

Menaxhimi i Projekteve

Menaxhimi i Garave dhe Ngjarjeve Sportive

Programet dhe Projektet Zhvillimore

Basketbolli 3x3

Marketingu

Komunikimi

Më herët, në këtë program kanë diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: