Rugova dhe Obërtinca marrin pjesë në Konventën e MiniBasketbollit

Rugova dhe Obërtinca marrin pjesë në Konventën e MiniBasketbollit

10/06/2025

Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore dhe trajneri Driton Obërtinca kanë marrë pjesë në Konventën e MiniBasketbollit.

 

Konventa është mbajtur nga 5 deri më 8 qershor në Luksemburg.

 

Konventa ka qenë e ndarë në Kursin për Trajnerë dhe Konventën për Federatat që janë pjesë e Projektit të Minibasketbollit.

Rugova ishte pjesëmarrës në Konventë, derisa Obërtinca në Kursin për Trajnerë.

 

Në këtë Konventë kanë marrë pjesë 92 delegatë nga 35 vende evropiane.

 

Qëllimi kryesor i Konventës ishte t'u ofronte 92 delegatëve - trajnerëve dhe organizatorëve nga federata të ndryshme evropiane - mjetet për t'ua prezantuar me sukses basketbollin fëmijëve të grupmoshës 5-12 vjeç, duke i edukuar ata mbi rëndësinë e zakoneve të shëndetit dhe mirëqenies.

 

Ndër të ftuarit specialë në Konventë ishin Terren Bullock Jr., Drejtor i Fondacionit FIBA, dhe Miroslaë Krogulec, Zëvendëspresident i Sportit dhe Zhvillimit Organizativ për Zyrën Rajonale të Evropës/Eurazisë nga lëvizja e Lojërave Olimpike Speciale.

 

Si një trajtim të veçantë, delegatëve iu dha mundësia të merrnin pjesë në të turneun ndërkombëtar për djem dhe vajza U14, i cili ka hyrë në dekadën e tij të katërt dhe është një nga turnetë vjetorë evropianë më jetëgjatë në këtë grupmoshë. Një prezantim kryesor i Hoops 4 Schools, programit të udhëhequr nga FIBA Europe, i zhvilluar me financimin Erasmus, ishte gjithashtu pjesë e shumë aktiviteteve paralele gjatë konventës.

 

Qëllimi i këtij kursi është që trajnerët të jenë në gjendje të punojnë me fëmijët, si dhe ndarja e njohurive të fituar në këtë klinikë me trajnerët e tjerë të cilët mund të kontribuojnë për Mini Basketbollin.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners