Është festuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 Qershori.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit “Sport në Shkolla”, me përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Sport në Shkolla” zbatohet në partneritet mes Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës me Federatën e Basketbollit, Hendbollit, Volejbollit, Shahut dhe Atletikës.
Aktiviteti u organizua në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë.
Në këtë event kanë marrë pjesë kapiteni i Trepçës, Anes Gashi, trajnerët Era Shatri dhe Egzon Uka, si dhe Zyrtarja e Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, Sumeja Osmani.
Para fëmijëve për rreth dy orë i kanë argëtuar, duke ju treguar rëndësinë për tu marrë me sport, përkatësisht basketboll, por dhe duke mbajtur stërvitje argëtuese.
Fëmijët ishin shumë të kënaqur me këtë organizim, duke ju bërë pyetje dhe duke premtuar se do të merren me basketboll.
Qindra fëmijë morën pjesë në këtë event, që ishte masovik, derisa i radhës do të mbahet të hënën në Prishtinë.