13/05/2025 FBK

Dushku, ligjëruese në programin FIBA TIME OUT 3.0

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, të hënën ishte e ftuar si ligjëruese mysafire në programin prestigjioz të FIBA TIME OUT 3.0, një platformë që mbështet ish-basketbollistët në tranzicionin e tyre drejt karrierave të reja jashtë fushës.

Programi FIBA TIME OUT është një iniciativë në fushën e karrierave të dyfishta që fokusohet në integrimin e basketbollistëve në tregun e punës, duke treguar rëndësinë e të menduarit paraprak për jetën pas sportit.

Qëllimi i tij është të hapë mundësi të reja dhe rrugë të ndryshme në jetën e lojtarëve që dëshirojnë të mbeten në basketboll pas pensionimit, përmes mbështetjes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme gjatë studimeve dhe sigurimit të vendeve të punës.

Në prezantimin e saj të titulluar “Rrugëtimi im drejt lidershipit në sport”, Dushku ndau rrugëtimin e saj inspirues nga lojtare basketbolli, në gazetare, menaxhere, dhe sot udhëheqëse në basketbollin kosovar. Ajo ndau përvojat, sfidat dhe mësimet e saj për pjesëmarrësit, duke ofruar këshilla konkrete për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme pas sportit aktiv.

“Të jesh pjesë e një programi që i jep vlerë tranzicionit të sportistëve është privilegj më vete. Të ndaj përvojën time me pjesëmarrës nga vende të ndryshme, ishte një nder, por edhe një përgjegjësi për të treguar se Kosova ka lidership të aftë dhe inspirues në sport,” u shpreh Dushku.

Programi FIBA TIME OUT 3.0 ka përfshirë edhe përfaqësues nga Kosova që po ndërtojnë me sukses karrierën e tyre në menaxhimin sportiv:

Artina Hasani, ish-basketbolliste dhe aktualisht Menaxhere e Eventeve dhe e Basketbollit 3x3 në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Fisnik Juniku, ish-basketbollist dhe aktualisht Drejtor Ekzekutiv i klubit Prishtina 3x3.

Ky rrugëtim i suksesshëm i profesionistëve të rinj në programin TIME OUT ka nisur me vetë Elvira Dushkun, e cila ishte ndër pjesëmarrëset e para të këtij programi, dhe më pas është ndjekur nga Granit Rugova, ish-basketbollist dhe aktualisht Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në FBK.

Pjesëmarrja e vazhdueshme e përfaqësuesve nga Kosova në këtë program është dëshmi e përkushtimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe krijimin e liderëve të rinj në sport.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: