Në Pejë është zhvilluar turneu i katërt me radhë i Alley Oop në 3x3 te meshkujt.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Në turneun e zhvilluar të shtunën në Pejë, gjithsej ishin gjashtë skuadra pjesëmarrëse.
Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, e më pas katër skuadrat më të mira u kualifikuan në gjysmëfinale.
Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, në finale u kualifikuan 03 dhe Bzz. Në një sfidë interesante 03 triumfoi me shifrat 19:14.
Skuadra fituese u shpërblye me 300 Euro.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.