Turneu i radhës i Alley Oop apo i katërti me radhë do të mbahet në Pejë.
Kjo ngjarje do të mbahet më 26 prill në Palestrën “Karagaçi” nga ora 11:00.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Fituesi do të shpërblehet me 300 Euro.
Turneu i parë ishte zhvilluar në Prishtinë, i dyti në Gjakovë, kurse i treti në Prizren.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.