Junior 06 Moni Bau ka fituar Kupën e Kosovës për U16 – Vajzat,
Vajzat e Junior 06 në finalen e zhvilluar triumfoi ndaj Peja 03 me rezultat 105:37.
Në gjysmëfinale, Junior 06 eliminoi Vëllaznimin me rezultat 123:37, ndërsa Peja 03 triumfoi ndaj Penzës me rezultat 49:64.
Medaljet dhe Kupën i dorëzoi anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Rrahman Përteshi.
MVP e ndeshjes u shpall Sudena Salla, e cila e pranoi këtë çmim nga anëtari i Bordit, Rrahman Përteshi.