Sonte zhvillohet dueli i dytë i “Play-out”-it mes Borës dhe KEKUt.
Prishtinasit janë favoritë për të mbetur në ProCredit Superligë, pasi ndeshjen e parë e fituan si mysafirë me shifrat 73:109.
Skuadra që është më e mirë në të dyja ndeshjet, do të jetë anëtare e elitës së basketbollit për edicionin e ardhshëm.
Bora u rendit e shtatë në ProCredit Superligë, ndërkohë që KEKU ishte finalist i Ligës së Parë.