KBF Prishtina fiton Kupën e Kosovës U18 – Vajzat

KBF Prishtina fiton Kupën e Kosovës U18 – Vajzat

17/04/2025

 

KBF Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës për grupmoshën U18 në konkurrencën e vajzave, duke mposhtur KBF Bashkimin në finale me rezultat të thellë 89:42.

 

Ndeshja u zhvillua në atmosferë sportive, ku Prishtina dominoi nga fillimi deri në fund, duke treguar cilësi dhe lojë të organizuar.

 

MVP e ndeshjes u shpall Tia Tuhina, e cila pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit.

 

Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga Vlora Braha, Zyrtare për Integritet në FBK dhe Xhelal Mumini, Komisar i Kategorive të Reja.

 

Çmimin për MVP-në e dorëzoi Xhelal Mumini, ndërsa trofeun e Kupës e pranoi Malvina Haziri, të cilën jau ndau Vlora Braha.

 

Një sukses i madh për KBF Prishtinën dhe një tjetër trofe i rëndësishëm për këtë gjeneratë të re të vajzave.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners