17/04/2025 FBK

Fillon Podcast-i “n’rrjetë” nga Federata e Basketbollit të Kosovës

Me pasion, krenari dhe përkushtim të palëkundur ndaj zhvillimit të sportit, Federata e Basketbollit e Kosovës lanson një risi mediatike në vend – podcast-in “n’rrjetë”. Si e vetmja federatë në Kosovë me një produkt autentik të këtij lloji, FBK vazhdon të thyejë barriera dhe të sjellë basketbollin më afër publikut.

“N’rrjetë” është më shumë se një Podcast – është një platformë që eksploron thellësitë e këtij sporti përtej parketit dhe reflektorëve. I udhëhequr nga Rreze Kqiku, një emër i njohur në komunitetin e basketbollit kosovar dhe pjesë e FBK-së tash e tre vite, ky Podcast shpalos zërat, emocionet dhe përjetimet që zakonisht mbesin të pathëna.

Çdo muaj, “n’rrjetë” do të sjellë rrëfime të fuqishme, analiza të thella, momente kyçe dhe figura që formësojnë identitetin e basketbollit në Kosovë. Është një ftesë për të dëgjuar me zemër, për të mësuar me mendje të hapur dhe për të festuar shpirtin sportiv që na bashkon.

Episodi i parë nisi fuqishëm me Aulona Muhadrin – basketbollisten më të mirë për vitin 2024, përfaqësuese e Kosovës dhe anëtare e Bordit të FBK-së. Ndërsa në episodin e dytë, erdhi zëri dhe vizioni i Erina Berisha-Bashës, Presidente e KBF Peja.

“N’rrjetë” është një hapësirë e gjallë, dinamike dhe përfaqësuese, që në muajt në vijim do të sjellë personalitete të tjera inspiruese nga të gjitha shtresat e basketbollit kosovar – gjithmonë me një frymë të vetme: ta duam, ta kuptojmë dhe ta rrisim bashkë këtë sport që na bën krenarë. Çdo episod do të publikohet ekskluzivisht në kanalin e Federatës të Basketbollit të Kosovës, në Youtube.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: