Kerasan është fitues i Kupës së Kosovës për U12.
Në ndeshjen finale ka fituar ndaj Trepça IPKO me rezultat 58:42.
Kupën kapitenes Erda Miftari ia dorëzoi Komesari i Garave për kategoritë e reja në FBK, Xhelal Mumini.
MVP është shpallur Edi Miftari, çmim të cilin po ashtu ia ndau Xhelal Mumini.