10/04/2025 FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës hap konkurs:

Federata e Basketbollit e Kosovës hap konkurs për Asistent/e i/e Projekteve.

Asistentja e Projekteve është përgjegjëse për mbështetjen administrative dhe operative në Departamentin e Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Ajo do të punojë ngushtë me Drejtorin e Programeve dhe Projekteve Zhvillimore dhe me stafin tjetër, për të siguruar implementimin efektiv dhe të suksesshëm të projekteve zhvillimore të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Mbështetje në Planifikim dhe Koordinim: Asistentja e Projekteve asiston në përgatitjen dhe koordinimin e planeve të detajuara të projekteve si dhe ndihmon në organizimin e takimeve dhe eventeve të ndryshme, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të zhvillohen sipas planifikimit dhe afateve të përcaktuara.
Administrim dhe Dokumentim: Në kuadër të kësaj përgjegjësie, Asistentja përgatit dokumentacionin e nevojshëm për çdo fazë të projekteve dhe siguron që të gjitha materialet relevante të ruhen dhe të organizohen në mënyrë të strukturuar. Gjithashtu, ajo arkivon dhe mirëmban të dhënat fizike dhe elektronike për të garantuar qasje të lehtë dhe të shpejtë në çdo moment.
Mbështetje në Menaxhim Financiar: Asistentja ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit financiar të projekteve, përfshirë raportet financiare dhe pasqyrat e buxhetit. Ajo monitoron shpenzimet në përputhje me buxhetin e miratuar dhe bashkëpunon ngushtë me drejtuesit për të siguruar që fondet të përdoren në mënyrë efikase dhe transparente.
Komunikimi dhe Korespondenca: Në këtë rol, Asistentja mban komunikim të rregullt dhe profesional me partnerët, klubet, institucionet dhe palët tjera të interesit. Ajo përgatit dhe shpërndan komunikime zyrtare dhe raporte, duke siguruar rrjedhën e duhur të informacionit dhe përfaqësimin adekuat të departamentit në komunikimet zyrtare.
Monitorimi dhe Raportimi: Asistentja kontribuon në procesin e monitorimit të projekteve përmes mbledhjes, analizimit dhe sistemimit të të dhënave relevante. Ajo përgatit raporte mujore dhe periodike mbi progresin dhe implementimin e aktiviteteve, në përputhje me kërkesat e drejtorit të departamentit dhe donatorëve potencialë.
Logjistikë: Brenda kësaj fushe, Asistentja është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha aspekteve logjistike që lidhen me organizimin e trajnimeve, punëtorive, seminareve dhe eventeve të tjera. Kjo përfshin përgatitjen e materialeve, rezervimin e hapësirave dhe organizimin e transportit dhe akomodimit kur është e nevojshme.
Detyra shtesë: Asistentja mund të marrë përsipër edhe detyra të tjera të caktuara nga Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore dhe Sekretarja e Përgjithshme në përputhje me nevojat e departamentit dhe objektivat organizativë.

Kualifikimet

Diplomë universitare (Bachelor) në Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Menaxhim Projektesh apo fusha të ngjashme.

Minimumi 1 vit përvojë pune në pozita të ngjashme administrative apo në menaxhim projektesh.

Aftësi të shkëlqyera organizative dhe në menaxhimin e kohës.

Njohuri të avancuara në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

Eksperiencë në përgatitjen e dokumentacionit dhe raportimit profesional.

Njohuri bazike në menaxhimin e projekteve.

Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale në gjuhën shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe folur.

Aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë të pavarur.

Njohuri të përgjithshme për basketbollin vendor dhe ndërkombëtar.

Gatishmëri për të udhëtuar dhe për të marrë pjesë në trajnime, punëtori apo evente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Të gjithë ata që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 17.4.2025 duke dërguar CV-në federata@basketbolli.com me titullin “Aplikimi për Asistente e Projekteve”.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: