09/04/2025 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 8 prill 2025 në Prishtinë, ka shqyrtuar ecurinë e të gjitha garave dhe aktiviteteve të saj, si dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Ndër të tjera, Bordi ka marrë këto vendime:

 

  1. Emërimin e përzgjedhësve të Përfaqësueseve të Reja në konkurrencën e femrave:

Përfaqësuesja U18 (F)

  • Kryetrajner: Qëndrim Demi
  • Ndihmëstrajnerë: Arbër Rushiti dhe Astera Tuhina

Përfaqësuesja U16 (F)

  • Kryetrajner: Hasan Bytyqi
  • Ndihmëstrajnere: Melda Baliqi

2.Fillimin e procesit të aplikimit në programin FIBA Plus, me qëllim të nisjes së punës për hartimin e Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2026–2030.

3.Miratimin në parim të përbërjes së Këshillit Profesional, i cili do të publikohet pas konfirmimit nga ana e anëtarëve.

4.Nisja e analizës së sistemit të garave për të gjitha kategoritë, përfshirë:

Ligat e kategorive të reja në të dy konkurrencat

Ligën e Parë të Meshkujve

Ligën e Parë të Femrave

Ligën e Dytë të Meshkujve

Kjo analizë do të shërbejë si bazë për ndërmarrjen e ndryshimeve të nevojshme në edicionin 2025/26, me synim përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të basketbollit të të rinjve në Kosovë.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: