08/04/2025 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Super finale, ‘Vreshtarët’ barazojnë serinë në 1:1

Në një super ndeshje, Grapeland ka mundur KEKUn 70:74 (17:19, 16:12, 20:17, 17:26), për të barazuar finale të Ligës së Parë të Meshkujve në 1:1.

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, me mysafirët që për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, e parë duke e fituar 17:19, derisa ishin duke fituar deri në fund të pjesës së parë, por një seri e vendasve prej 6:0, bën që vendasit të shkojnë në pushim me rezultat 33:31.

Dramë u zhvillua në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e fundit. ‘Elektricistët’ po fitonin 64:50, por në shtatë minutat e fundit, mysafirët hyjnë në një seri të jashtëzakonshme, duke përmbysur shifrat në 70:74, për të barazuar serinë finale në 1:1.

Te vendasit më i miri ishte Adrian Ibishi me 15 pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët Bardh Rexha kishte 19 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Albin Berisha 18 pikë.

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet të premten në Rahovec, ku skuadra që shënon fitore shpallet kampion dhe hyn në Superligë, derisa finalisti luan në “play-out” me Borën.

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: