Garat e rregullta përfunduan në ProCredit Superligë, derisa ‘qershia mbi tortë’ do të jetë “Play-off”-i i elitës së basketbollit.
FBK ju sjell statistikat e skuadrave të ProCredit Superligës për 28 xhiro.
Pikë më së shumti shënoi Sigal Prishtina, 2 316 apo 82. 71 për ndeshje, duke u ndjekur nga Trepça me 81. 51 pikë për ndeshje.
Sa i përket kërcimeve prin Peja me 1191 apo 42.54 për ndeshje. Bardhekaltrit janë në pozitën e dytë me 41.5 për ndeshje.
Lideri Bashkimi është në vendin e parë sa i përket asistimeve me 543 në total apo 19.39 për ndeshje. Mitrovicasit janë në pozitën e dytë me 18.14.
Ndërkohë, për topa të vjedhur, Bashkimi sërish është lider me 223 në 28 sfida, apo 7.96 mesatarisht për ndeshje, ndërsa Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 7.93.
Te bllokadat, Bashkimi sërish është lider me 97 bllokada ose 3.46 për ndeshje, duke u ndjekur nga Ylli me 3.21 për ndeshje.
Statistikat e Superligës
Sigal Prishtina pikë 2 316
Peja kërcime 1 191
Bashkimi asistime 543
Bashkimi topa të vjedhur 223
Bllokada bllokada 97