07/04/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Përfundon super edicioni i rregullt

Në fundjavë përfundoi edicioni i rregullt i ProCredit Superligës, që dhuroi mjaft ndeshje interesante, atmosferë të zjarrtë në tribuna dhe sfida të bukura në parket.

28 xhiro, ku takimet e fundit kanë qenë vendimtare për renditjen përfundimtare para garave shtesë apo “Play-off”-it, që pritet të jetë i zjarrtë.

Bashkimi përfundoi garat në vendin e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa kampionia Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje. Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në gjysmëfinale.

Në çerekfinale do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin, apo finalistët e Ligës Unike. Bardhekaltrit u renditën të tretit me 17 fitore e 11 humbje, ndërsa kuqezinjtë në pozitën e gjashtë me 13 fitore e 15 humbje.

Sfida tjetër çerekfinale do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Therandasit janë në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku u renditën në vendin e katërt me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët në pozitën e pestë me 14 fitore e 14 humbje.

Bora në edicionin debutues kishte nëntë fitore e 19 humbje, duke u renditur e shtatë dhe do të garojë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve.

Proton Cable Prizreni është i teti me pesë fitore e 23 humbje, duke rënë nga Superliga.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: