20/03/2025 FBK

Haziri e Kastrati pjesë e “Shpresat Olimpike 2025”

 

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shpallur listën e bursave për “Shpresat Olimpike 2025”.

Nga basketbolli Malvina Haziri dhe Yll Kastrati janë pjesë e 40 sportistë (20 djem dhe 20 vajza) të rinj të cilët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2025.

Lista është aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ndërsa përzgjedhja e bursistëve është bërë nga komisioni i sportit me kryesues nënpresidentin e KOK-ut, Musa Selimi. Propozimet janë bërë nga federatat.

Përzgjedhja është bërë bazuar në rezultatet e sportistëve gjatë vitit 2024, gjithë përfshirjen dhe barazinë gjinore.

Sportistët vijnë nga 17 federata të sporteve olimpike. 34 janë nga individualet dhe gjashtë nga ekiporet.

Malvia Haziri ka qenë pjesë e top 5 në ceremoninë e Laureatëve organizuar nga Federata e Basketbollit te Kosoves ndërsa Yll Kastrati është shpallur “Shpresa e Vitit 2024”.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: