Në Prizren gjatë fundjavës u zhvillua Final 4 i Kupës së Kosovës për U14 te vajzat.
Në gjysmëfinalen e parë Junior 06 Moni Bau fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 129:17, derisa në atë të dytë Trepça fitoi ndaj Gjakova e Re me shifrat 52:40.
Finalja u zhvillua mes Junior 06 Moni Bau dhe Trepçës, që përfundoi 101:52 për prizrenaset.
MVP u shpall Anisa Pulaj e Junior 06.