Në fundjavë u zhvillua Final 4 i Kupës për Ligën U18 në konkurrencën e meshkujve.
Ky event u zhvillua në Kaçanik. Në gjysmëfinalen e parë KEKU fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 63:56, derisa në gjysmëfinalen e dytë Kaçaniku Bardhi fitoi ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 92:79.
Finalja u zhvillua ndërmjet KEKU-t dhe Kaçaniku Bardhi, duke përfunduar 70:75.
Medaljet, çmimin e MVP-së dhe Kupën i dorëzoi Hafize Sallaku, Drejtoreshë e Sportit në Komunën e Kaçanikut.
Almir Dullovi u shpall MVP i këtij turneu.