Federata e Basketbollit shpall konkurs për pozitën:
Koordinator/e i/e Federatës për Basketboll 3x3 në kuadër të projektit "Sport në Shkolla"
Përshkrimi i detyrës: Koordinatori/ja për Basketboll 3x3 do të jetë përgjegjës/e për organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të programit "Sport në Shkolla" që lidhen me disiplinën e Basketbollit 3x3. Kandidati/ja duhet të sigurojë realizimin e objektivave të përcaktuara duke punuar ngushtë me shkollat pjesëmarrëse, trajnerët dhe palët tjera të interesit, si dhe të promovojë vlerat e sportit, profesionalizmin dhe përkushtimin.
Termat e Referencës janë bashkëngjitur në këtë link: https://l1nk.dev/bxGQr
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre deri më 28 Mars 2025 në email adresën: FEDERATA@BASKETBOLLI.COM.