02/03/2025 FBK

Bora fiton dramën kundër Golden Eagel Yllit

Bora ka fituar në  javën së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Golden Eagel Yllit  me shifrat 67:73 (18:17, 22:25, 11:13, 16:18) 

Periudhën e parë më mirë e nisën mysafirët, me epërsi prej shtatë pikësh 8:15, por vendasit nuk lejuan shkëputjen e tyre dhe përfunduan çerekun e parë në të mirë të tyre, 18:17. Fillimi i periudhës së dytë ishte i baraspeshuar, derisa në fund të saj, prishtinasit sërish kishin shtatë pikë epërsi, 35:42, por therandasit me pesë pikë radhazi, bën që pjesa e parë të përfundojë 40:42. 

Lojë e niveluar ishte edhe në periodën e tretë 11:13, duke bërë që fituesi të vendosej në dhjetëminutëshin e fundit që u mbyll me shifra 16:18, dhe Bora shënoi tjetër fitore të rëndësishme 67:73.

Te vendasit më i dalluari ishte Derrick Willson me 24 pikë, një kërcim dhe pesë asistime, ndersa te mysafirët Dion Haxhosaj ishte me i dalluari me 17 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.

Golden Eagle Ylli ka nëntë fitore e 13 humbje, derisa Bora tetë fitore e 14 humbje. 

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: