Grapeland është skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë.
“Vreshtarët” fituan ndaj Vushtrrisë 84:77 (20:11, 26:25, 15:20, 23:21).
Te vendasit, Burim Zekiqi kishte 16 pikë e pesë kërcime, ndërsa Bardh Rexha e mbylli ndeshjen me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët, Drinor Gërxhaliu kishte 26 pikë, Shpat Syla e mbylli ndeshjen me 17 pikë e gjashtë kërcime, derisa Latrell Williams 13 pikë e 13 kërcime.
Grapeland në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Kosovari-Kerasan.
Tri ndeshjet çerekfinale tjera zhvillohen nesër (e shtunë).