Kosova ka triumfuar kundër Azerbajxhanit me rezultat
81:79 (20:21, 23:20, 17:18, 21:20).
Në një sfidë dramatike deri në fund, Dardanët kanë arritur të triumfojnë, duke shënuar fitore shumë të rëndësishme në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.
Pjesa e parë ka qenë tërësisht e barabartë, ku të dy kombëtaret u munduan të shkëputeshin, por asnjëra nuk ia arriti qëllimit, duke bërë që të zhvillohet një lojë e baraspeshuar.
Çereku i parë përfundoi 20:21, derisa e ngjashme ishte edhe periudha e dytë, 23:20, për të shkuar në pushim me shifrat 43:41.
Në periodën e tretë, vendasit kishin deri në nëntë pikë epërsi 57:48, megjithatë mysafirët u rikthyen për të barazuar rezultatin në 59:59. Drama vazhdoi deri në fund, sidoqoftë, ishin më të vëmendshëm dhe përqendruar në fund dhe triumfuan 81:79.
Te Kosova u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë e katër kërcime dhe Divine Myles me 16 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.
Kosova tani ka dy fitore dhe tri humbje, ndërsa Azerbajxhani një fitore dhe katër humbje. Lidere është Zvicra me pesë fitore, kurse Irlanda ka dy fitore e tri humbje.
Kosova të dielën përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për të kërkuar kualifikimin në fazën e ardhshme.