Sonte, Kosova zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme përballë Azerbajxhanit.
Sfida zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Dardanët nga dita e diel kanë filluar përgatitjet, ku kanë shkuar mirë dhe pa lëndime.
Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë para kësaj sfide dhe basketbollistët si gjithmonë do të japin maksimumin për fitore.
Shitja e biletave vazhdon në Prishtinë dhe Mitrovicë. Bileta kushton 4 Euro.
Dardanët kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e tifozëve në këtë përballje vendimtare.
Kosova më 23 shkurt më pas zhvillon ndeshjen e fundit, ndaj Zvicrës.
Takimet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Kosova dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore dhe duan pozitën e dytë në Grupin A, ku lidere është Zvicra me katër fitore në katër ndeshje, derisa Irlanda ka dy fitore e dy humbje.
Ndeshjet Kosovë-Azerbajxhan dhe Kosovë-Zvicër transmetohen në Art Motion.