Biletat e ndeshjes Kosova-Azerbajxhani do të shiten edhe në Mitrovicë.
Biletat do të shiten në Fan Shopi i KB Trepçës dhe kushtojnë 4 Euro.
Biletat do të shiten sot nga ora 15:00 deri në ora 20:00, si dhe ditën e enjte (nesër) nga ora 11:00.
Kosova-Azerbajxhani do të përballen më 20 shkurt nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, pasi Dardanët kanë nevojë për përkrahje nga tifozët në rrugën e kualifikimit.
Ndeshja është e vlefshme për parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.