Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për garat ndërkombëtare që do të organizohen gjatë verës së këtij viti.
Kosova do të paraqitet me pesë Përfaqësuese të reja, derisa në short kanë marrë pjesë edhe Adriatik Rraci, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretar i FBK-së dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK.
Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë FIBA U-16 Women’s EuroBasket 2025 Divizioni C, që do të mbahet nga 8 deri 13 korrik 2025. Ky Evropian do të mbahet në Pejë.
U20 te meshkujt janë në Grupin D, së bashku me Turqinë, Suedinë, Hungarinë dhe Shqipërinë. Divizioni B në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në Yerevan të Armenisë nga 11 deri më 20 korrik.
U18 i femrave është në Grupin C, ku janë edhe Bosnja Hercegovina, Lituania, Ukraina, Islanda dhe Azerbajxhani. U18 i femrave i Divizionit B do të mbahet nga 4 deri më 13 korrik në Lituani.
U18 i meshkujve do të përballet me Hungarinë, Zvicrën, Finlandën, Estoninë dhe Çekinë. Divizioni B i U18 te meshkujt do të organizohet nga 25 korriku deri më 3 gusht në Pitesti në Rumani.
U16 i femrave që do të mbahet për herë të parë në qytetin e Pejës do të sjellë tetë kombëtare, që janë të ndara në dy grupe. Dardanet e reja janë në Grupin B, së bashku me Shqipërinë, Maltën dhe Moldavinë. Ky event mbahet nga 8 deri më 13 korrik.
U16 meshkujt janë shortuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën. U16 meshkujt marrin pjesë në Divizionin B, në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ky kampionat organizohet nga 7 deri më 16 gusht.
Shorti
U16 Meshkujt
Grupi C
Holanda
Kroacia
Danimarka
Islanda
Ukraina
Kosova
U16 Femrat
Grupi B
Malta
Shqipëria
Kosova
Moldavia
U18 Meshkujt
Grupi C
Hungaria
Zvicra
Finlanda
Estonia
Çekia
Kosova
U18 Femrat
Grupi C
Bosnja Hercegovina
Lituania
Kosova
Ukraina
Islanda
Azerbajxhani
U20 Meshkujt
Grupi D
Turqia
Suedia
Hungaria
Kosova
Shqipëria