Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) edhe këtë vit ka organizuar FIBA SCOD Klinikën.
Klinika që u zhvillua sot ka mbledhur më shumë se 70 gjyqtarë të basketbollit.
Në këtë Klinikë kanë ligjëruar, FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, Instruktori i FIBA-s nga Kroacia, Sinisa Herceg, si dhe Prof. Dr. Rıdvan Ekmekçi (online) për përgatitjen mentale.
Në fund është bërë testimi online nga Rregullat e Basketbollit, si dhe evaulimi i FIBA SCOD Klinikës.
Kjo Klinikë u vlerësua e suksesshme, duke u organizuar para fillimit të stinorit pranveror, ku kujtojmë se stinori pranveror i ProCredit Superligës fillon më 8 janar.