Prishtina shënon fitore ndaj Trepçës

Prishtina shënon fitore ndaj Trepçës

09/12/2024


Prishtina triumfoi ndaj Trepçës, duke siguruar një fitore të vlefshme me shifrat 69:77 (19:12, 12:12, 23:27, 15:26) në javën e nëntë të Superliga Femrat në basketboll.

Ndeshja në “Jeton Tërstena” nisi më mirë për skuadrën e Trepçës, që mbylli çerekun e parë me një diferencë prej shtatë pikësh, 19:12. Megjithatë, periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, 12:12 dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 31:24.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte një luftë e vërtetë mes të dy skuadrave, por Prishtina u rikthye fuqishëm, duke mbyllur çerekun e tretë me rezultat 23:27. Ekipi i kryeqytetit vazhdoi me një performancë të shkëlqyer në dhjetë minutat e fundit, duke ruajtur epërsinë dhe mbyllur çerekun e fundit me shifrat 15:26, për të siguruar fitoren me rezultatin përfundimtar 69:77.

Më e mira te Trepça ishte Vivian Woo me 38 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa te Prishtina, performanca më e dalluar ishte e Jayla Johnson, e cila shënoi 23 pikë dhe grumbulloi 10 kërcime.

Trepça ka regjistruar një fitore dhe tetë humbje në nëntë xhiro, ndërsa Prishtina ka katër fitore dhe pesë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners