Bashkimi fiton dramën në Karagaçi

Bashkimi fiton dramën në Karagaçi

09/12/2024



Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 75:79 (24:21, 12:24, 19:18, 12:18), në javën e nëntë të Superliga Femrat në basketboll.

Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 24:21, derisa në periudhën e dytë, mysafiret ishin më të mira, 12:24, për të shkuar në pushim me shifrat 36:45. 

Perioda e tretë nisi më e barabartë për të dy skuadrat, duke e mbyllur çerekun e tretë me shifra thuajse të barabarta, 19:18. Në çerekun e katërt, vajzat e Penzës u munduan dhe luftuan, por nuk arritën të fitonin këtë lojë, e cila pati shumë ulje-ngritje dhe përfundoi me rezultat 75:79.💪

Më e mira te vendaset ishte Nicole Terry me 27 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafiret më e mira ishte Aulona Muhadri me 24 pikë, 16 kërcime e tre asistime.

Penza ka pesë fitore dhe katër humbje në nëntë xhiro, kurse Bashkimi ka tetë fitore dhe një humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners