Prizrenasit me epërsi prej 22 pikëve nga ndeshja e parë

Prizrenasit me epërsi prej 22 pikëve nga ndeshja e parë

05/12/2024

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Borës me rezultat 66:88 (20:30, 19:15, 13:28, 14:15), në duelin e parë çerekfinal të Kupës së Kosovës.

Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë, ku më pas prizrenasit filluan shkëputjen dhe fituan çerekun e parë 20:30. Periudha e dytë ishte më e barabartë 19:15, por Portokallezinjtë u shkëputën sërish në periodën e tretë dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 66:88.

Vonterius Woolbright ishte më i miri te vendasit me 17 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Mack Smith me 20 pikë dhe Robert Rikiq me 14 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi ka epërsi prej 22 pikëve nga sfida e parë dhe ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners