Trepça me epërsi komode nga ndeshja e parë

Trepça me epërsi komode nga ndeshja e parë

05/12/2024

Trepça shënoi fitore në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 73:91 (19:24, 20:18, 16:27, 18:22), në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Fituesit aktualë të Kupës e nisën ndeshjen më mirë, ku në çerekun e parë krijuan epërsi prej 11 pikëve, 13:24, por me gjashtë pikë radhazi, vendasit ngushtuan shifrat në 19:24, sa përfundoi kjo pjesë, derisa lojë e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, 20:18, ku pjesa e parë përfundoi 39:42.

Perioda e tretë ishte vendimtare, që përfundoi në të mirë të mysafirëve 16:27, derisa dhjetë minutat e fundit 18:22, për triumfin e Trepçës 73:91.

Jordan Johnson ishte më i miri te vendasit me 30 pikë, ndërsa te mysafirët Dardan Kapiti shënoi 20 pikë, kurse Mikaile Tmusiq shënoi 16.

Ndeshja e kthimit zhvillohet mesjavën e ardhshme në Mitrovicë, ku ‘Xehetarët’ hyn me epërsi prej 18 pikëve.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners