Vëllaznimi me fitore të madhe ndaj Golden Eagle Yllit

Vëllaznimi me fitore të madhe ndaj Golden Eagle Yllit

05/12/2024

Vëllaznimi fitoi bindshëm duelin e parë çerekfinal të Kupës së Kosovës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 100:82 (26:17, 24:24, 18:21, 32:20), duke bërë një hap drejt gjysmëfinales.

Kuqezinjtë ishin të vendosur për fitore dhe këtë e dëshmuan në fillim, ku në çerekun e parë kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 24:14, derisa kjo pjesë përfundoi 26:17. Periudha e dytë ishte më e barabartë, 24:24, ndërsa mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periodën e tretë 18:21. Në dhjetë minutat e fundit, skuadra nga Gjakova shtoi epërsinë, duke ditur që është shumë e rëndësishme për Kupë dhe arriti të triumfojë 100:82.

Michael Nuga ishte lojtari i ndeshjes me 39 pikë, katër kërcime e katër asistime, ndërsa Quade Green kishte 31 pikë, katër kërcime e katër asistime ishte më i miri te mysafirët.

Takimi në mesjavën e ardhshme në Therandë, vendos se kush depërton në gjysmëfinale, ku kuqezinjtë do të tentojnë të ruajnë epërsinë e ndeshjes së parë, ndërsa Ylli do të tentojë rikthimin për të fituar me më shumë se 18 pikë dallim.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners