Bashkimi fiton në derbin e qytetit

Bashkimi fiton në derbin e qytetit

30/11/2024

 

Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultatin 103:89 (23:20, 29:19, 25:19, 26:31), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës. 

Një përballje shumë interesante u zhvillua në Prizren, ku të dy skuadrat dhanë gjithçka në parket për të arritur fitore. 

Çereku i parë u mbyll me një epërsi të vogël 23:20 për Bashkimin, ndërsa në çerekun e dytë skuadra e Bashkimit tregoi një performancë më të mirë, duke e mbyllur me shifrat 29:19. Kështu, pjesa e parë përfundoi me një epërsi për Bashkimin, 52:39. 

Pjesa e dytë nisi më e barabartë, por më vonë Bashkimi tregoi superioritet, duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 25:19. Në dhjetë minutat e fundit, Proton Cable Prizreni u treguan të fuqishëm, duke fituar çerekun 26:31, por Bashkimi e siguroi fitoren me rezultatin përfundimtar 103:89. 

Më i miri te Bashkimi ishte Jayveous McKinnis me 24 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa për Proton Cable Prizreni, Lenzelle Smith Jr. ishte lojtari më i mirë, duke kontribuar me 25 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime. 

Pas kësaj ndeshje, Bashkimi ka 8 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka grumbulluar 2 fitore dhe 8 humbje pas dhjetë javëve të zhvilluara në ProCredit Superligë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners