Penza ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultatin 73:67 (19:18, 10:19, 22:13, 22:17), në javën e shtatë të Superliga Femrat.
Sfida në Pejë ishte e mbushur me energji dhe rivalitet të jashtëzakonshëm . Çereku parë ishte i barabartë për të dyja ekipet, por në çerekun e dytë, prishtinaset u treguan më të forta dhe e mbyllën pjesën e parë me epërsi 29:37.
Pjesa e dytë nisi me një luftë të ashpër, ku skuadra e Penzës reagoi fuqishëm, përmbysi rezultatin dhe e mbajti ritmin deri në fund, duke ofruar një ndeshje fantastike. Ndeshja u mbyll me rezultatin 73:67 .
Për Penzën më të mirat ishin Terry Janne Nicole me 23 pikë, 11 kërcime, dhe gjashtë asistime, si dhe Saranda Daci me 12 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime. Ndërsa për Prishtinën, më e mira ishte Jayla Nacole me 27 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
Pas shtatë xhirove të zhvilluara, Penza ka regjistruar katër fitore dhe tri humbje, ndërsa Prishtina ka tri fitore dhe katër humbje.