Dardanët luftojnë deri në fund në Dublin

Dardanët luftojnë deri në fund në Dublin

24/11/2024

Dardanët luftuan deri në fund përballë Irlandës, por pësuan 91:85 (24:12, 18:25, 31:21, 18:27), në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Dy pikët e para të ndeshjes u shënuan nga Kosova, por më pas vendasit hyn në një seri të suksesshme për 22:2, por Dardanët u rikthyen për të ngushtuar diferencën, ku çereku i parë përfundon 24:12. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të ngushtuar më shumë epërsinë, ku pjesa e parë përfundoi 42:37.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje shumë interesante, ku Dardanët luftuan deri në fund për të bërë përmbysjen, megjithatë, Irlanda fitoi 91:85.

Erjon Kastrati nuk luajti për shkak të lëndimit, derisa në fillim u lëndua edhe Erjon Kastrati. Mikaile Tmusiq, Lis Shoshi dhe Malcolm Armstead u laguan me pesë gabime personale gjatë ndeshjes.

Te Kosova, Dardan Berisha shënoi 15 pikë, Lis Shoshi 14, Rron Ukaj dhe Malcolm Armstead nga dhjetë, ndërsa Gëzim Morina kishte nëntë pikë e shtatë kërcime.

Kosova e kishte mundur Irlandën në Prishtinë 83:76.

Zvicra ka katër fitore, Irlanda dy fitore e dy humbje, ndërsa Kosova dhe Azerbajxhani nga një fitore e tri humbje.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë përballë Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners