Kosova përballë Irlandës

Kosova përballë Irlandës

24/11/2024

Sonte Kosova do të përballet me Irlandën në kuadër të Grupit A të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Dardanët dhe irlandezët kanë nga një fitore e dy humbje. Një fitore e dy humbje ka edhe Azerbajxhani që përballet me Zvicrën lidere me tri fitore.

Në Prishtinë, Kosova triumfoi 83:76, ku për fitore do të luftojnë edhe sonte.

Dardanët kanë arritur të premten në Dublin, ku janë stërvitur të premten mbrëma, të shtunën dhe të dielën në mëngjes.

Të gjitha biletat për sfidën në “National Basketball Arena” janë shitur, duke treguar për rëndësinë e kësaj përballje.

Kujtojmë se ndeshjet e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë, kundër Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 dhe transmetohet në Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners