Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija është deleguar për dy ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Kurshumlija do të jetë delegat në sfidën e grupeve të FIBA EuroCup Women, Bodrum Basketbol vs Piestanske Cajky, takim që zhvillohet më 21 nëntor në Turqi.
Po ashtu në këtë përballje gjyqtar do të jetë Ngadhnjim Shabani, me përvojë ndërkombëtare.
Kurshumlija do të jetë delegat po ashtu në ndeshjen CBK Mersin Spor Kuluby vs Olympiacos S.F.P., që zhvillohet më 27 nëntor, në Mersin të Turqisë.
Ky takim është i vlefshëm po ashtu për grupet e FIBA EuroCup Women.