Bashkimi fiton në derbin ndaj Prishtinës

Bashkimi fiton në derbin ndaj Prishtinës

17/11/2024


 Bashkimi ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat 71:78 (20:21, 14:13, 16:20, 21:24), në javën e gjashtë të Superliga Femrat.

Përballja në kryeqytet ishte mjaft interesante dhe emocionuese.
Dy çerekët e parë ishin shumë të barabartë për të dyja skuadrat, ku herë njëra dhe herë tjetra skuadër kishte epërsinë, gjë që bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultat 34:34

Edhe pjesa e dytë, sikurse e para, ishte shumë e barabartë, duke dhuruar spektakël dhe emocione. Megjithatë, vajzat e Bashkimit ishin për një nuancë më të mira dhe shënuan fitore në fund me rezultat 71:78.

 Te Prishtina, më e mira ishte Alaina Rice, me 18 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Bashkimi u dallua Amari Hear me 23 pikë, 10 kërcime dhe një asistim. Po ashtu, Arbnore Përquku shënoi 16 pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.
 Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje në gjashtë ndeshje, ndërsa Bashkimi është ende i pamposhtur me gjashtë fitore në gjashtë xhiro. 

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners