Peja 03 ka fituar ndaj Trepçës me shifrat 68:74 (14:17, 24:14, 12:22, 18:21), në javën e gjashtë të Superliga Femrat.
Sfida në Mitrovicë ishte mjaft interesante dhe me rikthime.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar 14:17 për pejanet, derisa vendaset u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, 24:14, për të shkuar në pushim me rezultat 38:31.
Rikthimi i mysafirëve ndodhi shpejt. Pejanet në periodën e tretë ishin më të mira, 12:22, dhe në dhjetë minutat e fundit arritën të ruajnë epërsinë, për të triumfuar 68:74.
Te Trepça, Vivian Woo ishte më e mira me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te Peja 03, u dalluan Veronika Liubinets me 16 pikë e 17 kërcime, Anila Selmani me 18 pikë dhe Brailyn Jarell Joseph me 17 pikë e gjashtë kërcime.
Trepça ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje, derisa Peja 03 numëron katër fitore e dy humbje.