Grupi i Kosovës

Grupi i Kosovës

16/11/2024

Kosova do të ketë dy përballje mjaft të rëndësishme. Dardanët përballen me Zvicrën dhe Irlandën në udhëtim.

Ndeshja e parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, derisa ajo e dyta më 24 nëntor në Dublin.

Takimet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Lidere e Grupit A është Zvicra me dy fitore në dy ndeshje, derisa Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje. Irlanda është e fundit pa fitore me dy humbje në dy ndeshje.

Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës 83:76, kurse pësoi humbje nga Azerbajxhani 87:77.

Dy ndeshjet e fundit të Kosovës do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners