Basketbollistet më të dalluara xhiros së pestë në Superliga Femrat

Basketbollistet më të dalluara xhiros së pestë në Superliga Femrat

14/11/2024

Java e pestë në Superliga Femrat solli sfida interesante. Basketbollistja më e mirë e kësaj xhiro ishte Veronika Liubitines e Peja 03. Ajo në derbin e qytetit ndaj Penzës e mbylli ndeshjen me 24 pikë e 12 kërcime, ndërsa shënoi pikët vendimtare për 62:64, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së saj.

Bashkimi regjistroi fitoren e pestë në pesë takime të zhvilluara. Në fitoren ndaj Trepcës 52:76 u dalluan Dana Thompson dhe Aulona Muhadri. Thompson kishte 30 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, kurse Muhadri 11 pikë e 11 kërcime, duke shtuar edhe katër asistime.

Prishtina shënoi fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Junior 06 Moni Bau, ku shkëlqeu Alaina Rice me 18 pikë, 19 kërcime, 12 asistime, derisa u ndihmua nga Jayla Johnson me 19 pikë e tetë kërcime.

Top 5

Aulona Muhadri (KBF Bashkimi) 11 pikë, 11 kërcime, 4 asistime

Dana Thompson (KBF Bashkimi) 30 pikë, 9 kërcime, 4 asistime

Veronika Liubitines (KFB Peja 03) 24 pikë, 12 kërcime

Jayla Johnson (KBF Prishtina) 19 pikë, 8 kërcime

Alaina Rice (KBF Prishtina) 18 pikë, 19 kërcime, 12 asistime

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners