Konferencë për Media: Prezantohet përzgjedhësi i ri

Konferencë për Media: Prezantohet përzgjedhësi i ri

08/11/2024

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ju njofton se, do të organizojë konferencë për media.

Konferenca do të organizohet të hënën nga ora 11:00 në zyrat e FBK-së.

Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i ri, Jean-Denys Choulet.

Trajneri me shumë përvojë ndërkombëtare do të shpalos synimet me Dardanët, që në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë.

Jean-Denys Choulet do të japë po ashtu detaje për grumbullimin, që nis më 12 nëntor në Prishtinë.

Dardanët më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 me Irlandën.

Ndeshjet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners