Të enjten dhe premten zhvillohet xhiroja e katërt në Ligën e Parë të Meshkujve.
Kerasan-i do të ndeshet me New Basket, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe pritet një përballje e barabartë.
KEKU që ka tri fitore në tri ndeshje do të ndeshet me Istogu AB Concept, që ka dy fitore e një humbje, andaj pritet një ndeshje mjaft interesante.
Dy skuadrat që ende nuk e kanë shijuar fitoren, Vushtrria dhe Borea do të përballen këtë xhiro, për të kërkuar fitoren e parë në këtë rang garash.
Takim shumë interesant shihet edhe ai ndërmjet Grapeland dhe Kosovarit. “Vreshtarët” janë pa humbje me tri fitore në tri ndeshje, ndërsa skuadra e Kosovarit ka dy fitore e një humbje.
Liga e Parë e Meshkujve-Java 4
E enjte
17:00 Kerasan - New Basket
E premte
19:00 KEKU - Istogu AB Concept
19:00 Grapeland - Kosovari
20:30 Vushtrria – Borea